12,01,2026

Serbia arreston shqiptarin me armë, drogë e para

Must Read

Në makinën e shqiptarit janë gjetur, armë drogë dhe para. Ministria e Brendshme në Serbia ka bërë me dije se arrestimi është kryer në pikën e kalimit kufitar të Horgoshit midis Serbisë dhe Kroacisë.

Në automjetin e shqiptarit u gjetën pesë armë pistoleta, 23 fishekë, si dhe dy pistoleta silensiatorë.

Gjithashtu, janë gjetur edhe disa paketa me pluhur lëndësh narkotike si kokainë dhe amfetaminë me peshë totale 5. 868 gram, paketa dhe pilula ekstazi me peshë 536 gram, si dhe 31,000 euro.

Armët, droga dhe paratë janë gjetur në një hapësirë të projektuar posaçërisht në zgavrat konstruktive të  automjetit.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në qelitë e paraburgimit për 48 orë dhe më pas do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij nga prokurori i lartë publikë në Suboticë.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img