12,07,2025

Serbi: Nikoliq thotë se tërhiqet nga gara presidenciale

Must Read
Vuçiq-Nikoliq

“Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin”, u tha mbrëmë vonë Nikoliq, mediave lokale, pas takimit me Vuçiqin, dhe ka shtuar se “ne do të diskutojmë për funksione pasi ne t’i fitojmë zgjedhjet”.

Partia Progresive populliste, më 17 të këtij muaji, e ka nominuar Vuçiqin, i cili ka udhëhequr politikë për integrim evropian, që të jetë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, Nikoliq dhe Vuçiq kanë shprehur nevojën për “unitet” për t’i zgjidhur problemet rajonale dhe për t’i evituar krizat.

Megjithatë, në këtë deklaratë nuk theksohet në mënyrë të qartë se Nikoliq nuk do të synoj mandatin e dytë në presidencë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img