20,12,2025

Serbët shtojnë kompani fiktive në listën e kreditorëve të Trepçës

Must Read
Trepça

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, zyrtarë shtetërorë të Serbisë, si dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës, kanë vazhduar lobimin e tyre në përpjekje për ta zhvlerësuar Ligjin për “Trepçën”, e madje edhe të “krijojnë” kompani serbe dhe të huaja, të cilat kinse kanë investuar në “Trepçë” dhe të cilat tani ndodhen në listën e kreditorëve të “Trepçës”.

Sipas menaxhmentit të “Trepçës”, i cili ka dalë me një njoftim të ri, borxhet e regjistruara të “Trepçës” ndaj kompanive serbe, bankave dhe kompanive të tjera kapin shumën prej 350 milionë euro, shkruan Zëri. Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”.

Sipas këtij njoftimi, kreditorët më të mëdhenj të “Trepçës” nga Serbia janë “Elektroprivreda Serbije”, “Jugobanka A.D. Beograd” në likuidim, “Jugobanka A.D. “ Mitrovicë e veriut, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beo Banka” në likuidim Beogad, “Industria e Naftës së Serbisë” dhe “DDOR Novi Sad”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img