11,09,2025

Serbët nuk kthehen pa Asociacionin

Must Read
Branimir Stojanoviq/Lista Serbe

Ministrat dhe deputetët e Listës Serbe kanë ndarë “mendjen” që të mos kthehen në institucionet e Kosovës pa u themeluar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Janë bërë gati dy muaj prejse ky subjekt politik ka bojkotuar institucionet dhe tashmë kusht të fundit për kthim kanë paraqitur themelimin e Asociacionit, kërkesë të cilën po ua refuzon shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se veprimet e tilla Lista Serbe po i bën pasi që prania e tyre në institucione është e garantuar me Kushtetutë.

Simiq: Të iniciohet zbatimi i Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se subjekti i tij dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacion.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin udhëheqësit e rëndësishëm politikë, që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit, të iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img