29,04,2024

Sëmundja e Kancerit

Must Read

Erdonitë Hebibi

Çfarë jemi ne në këtë jetë , çfarë jete jetojmë dhe në çka jemi të rrethuar janë pyetjet që nuk duhet të i’a bëjmë vetes, sepse ne jemi thjesht mysafirë në këtë jetë. Nuk mund ta dimë e as të ndryshojmë atë që është e shkruar për ne.

Detyra jonë është të jetojmë, punojmë në mënyrë dinjitoze pa marrë parasysh valët dhe rrjedhat nëpër të cilat na dërgon jeta, sepse jo gjithmonë bëhet ashtu siç ne duam, e jo gjithmonë do të jemi të lumtur, por një gjë duhet të mos harrojmë jeta sprovon njerëzit e durueshëm andaj duhet të kemi durim dhe të gjejmë forcat e ti dalim ballë peripecive të jetës. Njeriu në jetë përballet me shumë momente të vështira, me sëmundje të ndryshme e ndër to edhe me sëmundjen e kancerit, sëmundje kjo që sfidon dhe vështirëson jetën e një personi.  Ah sa do të doja që asnjë person të mos e përjetonte  një gjë të tillë, apo edhe të mos ekzistonte fare por ja që e tillë qenka jeta, dikujt i mungon diçka, e dikush i ka të gjitha por prapë nuk është i lumtur.  Nëse do të filloja të flisja për një sëmundje të tillë do nisja prej vetes, prej rrëfimit tim që s’do të doja ta përjetonte askush në jetë  dhe as unë nuk do doja të flisja asnjëherë për këtë periudhë të vështirë të jetës time, por i kam caktuar vetes një mision dhe do e  dërgoj deri në fund, që çdoherë që do më jepet mundësia ti tregoj gjithë botës dhe të bërtas fuqishëm me zë të lartë, jetoni vetëm jetoni dhe kujdesuni për shëndetin tuaj asnjëherë mos humbni shpresat dhe dëshirën për të vazhduar tutje larg sa më larg.

Jeta ime  para pak kohe ndryshoi tërësisht sepse ajo më mori personin më të dashur të jetës babain tim pikërisht nga kjo sëmundje por përkundër kësaj edhe ai i caktoi vetes një mision, që të mos dorëzohej asnjëherë, pesë vite të plota  nga kjo sëmundje i  kaloi me vështirësi të shumta por gjithnjë qëndroi ballëlartë dhe më i fortë se kurrë sepse e donte jetën me çdo kusht , ai jetoi, edhe pse jo aq sa donte por arriti të na tregonte të gjithë neve dhe atyre  që e njihnin që pa marrë parasysh gjithçkaje duhet të jeni të fuqishëm dhe të vlerësoni jetën  mbi të gjitha. Andaj mos humbni kohë duke bërë gjëra të parëndësishme, mos humbni kohën tuaj sepse koha është gjëja më e çmuar, dhe jetojeni jetën me më të dashurit tuaj para se të pendoheni dhe të kërkoni kohën  e humbur.  Besimin dhe motivin për jetën mos e humbni asnjëherë, thjesht thuani vetes unë mundem, unë do e tejkaloj atë dhe më besoni ju do e tejkaloni jo vetëm këtë por edhe shumë vështirësi tjera. Dëshmojani vetes që mund të bëni mrekullira në jetën tuaj sepse babi im gjithmonë e thoshte këtë.

Ne duhet të ndalemi për një moment dhe të mendojmë se çka kemi bërë për këta persona, pos që kemi ndier keqardhje dhe asgjë më shumë. Edhe pse e dimë që një fjalë e jona është më e pakta që mund të bëjmë për këta persona, ndoshta për disa do të thotë humbje kohe pesë minuta, por për ata do të thotë një jetë e tërë, Joo mos ndieni keqardhje, mos derdhni lot para tyre por jepni kurajo dhe dëshmojani që i doni shumë dhe se jeta e tyre do të vazhdojë më tutje. Ne të gjithë hamë e pimë, jemi të lumtur, këndojmë, vallëzojmë, por ata?  a keni menduar se çfarë përjetojnë. Ata në vend qe të hanë e të pinë janë të rrethuar nga barna të shumtë e të mbyllur detyrimisht duke i duruar dhimbjet e padurueshme.

Gjithmonë duhet të dimë që gjërat e vështira vijnë gjithmonë në jetë, por ato vijnë për të kaluar. Këta persona nuk duan dhembshuri, nuk duan lot, sepse lot kanë derdhur mjaftueshëm, ata duan të dëgjojnë diçka më të çmuar se lotët, duan të dinë që do të jetojnë edhe shumë gjatë dhe të vazhdojnë jetën tutje. Këta njerëz mund të jenë prindërit, familjarët apo shokët tanë,andaj  vendose  dorën në zemër dhe thuaj unë mund të ndihmoj dhe më besoni forca, shpirti e mirësia e të gjithëve mund të i’a kthej shpresën dhe vullnetin për të jetuar një personi të prekur nga kjo sëmundje. Unë besoj, beso edhe ti.

PËRFUNDIM: Qëllimi im kryesor i shkruarjes së këtij teksti, është të sensibilizohem me të gjithë ata persona të prekur nga kjo sëmundje, apo për ata persona që kanë humbur njerëzit më të dashur, dhe për të gjithë ata që nuk e vlerësojnë jetën, dhe vazhdimisht kërkojnë gjëra që nuk janë më të vlefshme se vetë jeta e tyre. Një fjalë të mirë lëreni pas vetes. Shëndeti mbi të gjitha.

‘’DIJANI  VLERËN  PRINDËRVE, FAMILJARËVE, SEPSE JETA TË SPROVON ME GJITHQKA’’

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img