27,11,2024

Selimi: Nuk do të jem Ministër i Punëve të Jashtme, shpresoj të jetë Enver Hoxhaj

Must Read

Petrit-Selimi

Mnistri i Jashtëm në Detyrë, Petrit Selim, dokumentin që e ndalon hyrjen e gjeneralit serb, Lubisha Dikoviq, e ka nënshkruat si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, Selimi për Indeksonline ka thënë se ai është vetëm ministër në detyrë, por ka kompetenca të plota mbi këtë detyrë tani për tani.

Ai thotë se, nuk do të jetë ministër i Jashtëm dhe se shpreson që këtë detyrë ta merr Enver Hoxhaj.

“Debati i nënshkrimit është i kotë. Ministria e Punëve të Jashtme do të ketë ministër të ri dhe shpresoj se ky është Enver Hoxhaj nga PDK, sepse ish-Ministri ka dëshire dhe vullnet për diplomaci, por ky nuk është vendim që unë e marr por koalicioni në nivele te larta”, është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se këtë dokument e ka nënshkrua si ministër pasi ka emërim nga kryeministri dhe se ai është ministër fuqiplotë me ingerenca të plota ligjore.

“Në periudhën transitore, kam emërim nga Kryeministri Isa Mustafa si ministër fuqiplotë me ingerenca të plota ligjore. Emërtimi “ministër në detyre” është titull joformal, por jo edhe pozite ligjore”, theksoi Selimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img