27,04,2024

Selimi: Mësimi për fetë duhet futur në shkolla

Must Read

petrit-selimi

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, ka folur për situatën rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Selimi mendon se Qeveria duhet t’i qartësojë rregullat e këtyre vizave, duke e shtruar si çështje edhe në Bruksel.

Ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë së Shtetit që t’i iniciojë rastet për krime të luftës.

Po ashtu, Selimi ka pohuar se Enver Hoxhaj është personi më adekuat për postin e ministrit të Jashtëm.

Duke folur për nismat e tij “Gërmia Hill” dhe “Dialogu ndërfetar”, ai ka thënë për “Epokën e re” se tashmë këto nisma janë bërë nisma qeveritare.

Selimi ka hedhur poshtë pohimet e opozitës se inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtar, duke i quajtur këto pohime si “deklarata hejterash”.

Ministri i Jashtëm në detyrë, i cili ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për Liritë Fetare, ka shprehur përkrahje të madhe për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta futur mësimin për fe në shkolla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img