27,07,2024

Selimi fajëson Qeverinë për Ligjin për Policinë dhe FAK-un

Must Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se situata e krijuar në Kuvend ka pasur ndikim edhe në punën e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Selimi duke folur në mbledhjen e këtij Komisionit tha se nëse janë mbrapa me agjendën s’është faji i komisionit por i Qeverisë pasi që siç tha ai Qeveria nuk ka proceduar ligje. “Është hendikep edhe mungesa e kryetarit të Komisionit. Mendoj se edhe puna e komisionit është e ndërlidhur me punën e Kuvendit dhe Qeverisë. Ligjet e nevojshme ka qenë ligji për pensionim të parakohshëm të policëve”, tha Selimi. Sipas tij Komisioni ka mundur të bëjë më shumë edhe në legjislacionin për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse Qeveria do të ishte e gatshme t’i procedojë ligjet”, tha Selimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img