26,11,2024

Sekuestrohet pasuria e përfituar nga krimi i organizuar në Prizren

Must Read

Policia-e-Kosoves-ne-aksion-3-640x408-640x408-640x375

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka zhvilluar hetime intensive që nga viti i kaluar, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me këtë rast i cili është një nga rastet e selektuara që ka qenë i shenjëzuar sipas procedurës së përcaktuar në procesin e liberalizimit të vizave, janë kryer operacione policore me qëllim të identifikimit dhe të provuarit e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në të cilin deri më tani janë arrestuar (9) persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor.

“ Sektori i Hetimeve të Integruara Financiare, ka vazhduar me identifikimin e pasurisë të këtij grupi kriminal e që dyshohet se ka prejardhje nga veprimtaria kriminale.

Kështu, në bashkëveprim me Agjensionin për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe në përkrahje të njësive tjera policore, në bazë të urdhëresës nga gjykata kompetente, me datën 05.05.2016, PK ka ndërmarrë operacionin e quajtur “Kristal” dhe ka sekuestruar pasurinë e përfituar nga ana e të dyshuarve me vepra penale të krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me këtë rast janë sekuestruar: · një hotel (448 m2) · një restorant (327 me2) dhe veranda (92 m2) · një objekt (24 m2) · parcelë tokë (6664 m2)

Lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si; Para te gatshme 303.235,00 euro, Para te gatshme 1.100,00 franga Zvicerane, 700 gr. Ari, 7 vetura private. Asetet e sekuestruara i janë dorëzuar agjencionit përkatës për administrim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img