20,03,2025

Së shpejti pritet  shënimi jubilar  i 50 vjetorit të AKV-së “Kastriotët”

Must Read

Ferizaj.30.08.2017. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim zyrtar, këshillin organizativ për shënimin e 50 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka thënë se jubileu i këtij ansambli duhet të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme për faktin se ky Ansambël ka bërë punë të madhe edhe në kohëra më të vështira.

E nga ana tjetër Xhevdet Shabani, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe kryetar këshillit organizativ u shpreh se ditëve të fundit po merren me organizmin e spektaklit të madh artistik, me ç’rast kanë ftuar edhe shumë soliste dhe solistë që kanë kaluar me veprimtarinë e tyre ne këtë ansambël.

U bë e ditur se spektakli muzikor i këtij jubile do të jetë sa më madhështor. U bë e ditur se ky aktivitet pritet të mbahet me 30 shtator.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img