17,05,2024

Së shpejti në Ferizaj do të mbahet panairi i punësimit

Must Read

Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me Gizin Gjerman, Oden Ekonomike të Kosovës si dhe Agjencinë e Punësimit, në muajin tetor pritet të organizojnë panairin e punësimit për të rritur karrierën për qytetarët.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me përfaqësues të organizatës GIZ dhe Odës Ekonomike, për të siguruar një koordinim sa më të mirë të këtij panairi, që kjo ngjarje të jetë sa më e suksesshme për të gjithë.

Ky panair është projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve dhe të punëkërkuesve të kualifikuar, duke sjellë të dy palët në një vend të përbashkët.

Panairi pritet të zhvillohet në sheshin e qytetit të Ferizajt gjatë muajit tetor të këtij viti.

Kompanitë punëdhënëse të interesuara duhet të lajmërohen te Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.

Ky panair është një mjet i fuqishëm për të gjetur punën e duhur për qytetarët, dhe për t’u promovuar bizneset e qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img