27,11,2024

Salihaj: Dështimi i rezolutave për lirimin e Haradinajt i turpshëm

Must Read

Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se dështimi i rezolutave në kuvendin e Kosovës për lirimine liderit të AAK-së Ramush Haradinaj është i turpshëm.

“Nuk ishte problemi të deputetët por te liderët që i kanë votoat në kuvend, për të votuar një rezolutë  të thjeshtë për lirimin Haradinaj. Kjo ishte e turpshme”, ka thënë Salihaj, njofton Klan Kosova.

“Ne shqiptarët për asnjë interes kombëtar nuk kemi konsensus. Lufta është cili po e akuzon tjetrin, cili po e mund tjetrin. Faji ishte edhe te pozita por edhe te opozita, pasi përmes rastit të arrestimit të Ramushit po kërkonte rrëzimin e Qeverisë. Kjo nuk i bënte nder as Ramushit”, ka shtuar Salihaj.

“Është një marrëveshje e Brukselit që parash amnisti edhe të serbëve në Kosovë që kanë kryer krime, pro edhe të shqiptarëve që i akuzon Serbia. Kosova e ka përmbush këtë pikë, jo Serbia që nuk respekton asnjë marrëveshje”.

“Është një formë e gabueshme e negocimit me Serbinë dhe nuk duhet të lejojmë situata të tilla”, ka theksuar Salihaj.

“Qeveria nuk duhet të lejojë poshtërimin në këtë formë. Serbia ka kryer krime monstruoze, dhe bashkësia ndërkombëtare është toleruese për këtë. Dikush mund të ketë kryer krime, por karshi atyre monstruoze të Serbisë nuk janë asgjë”, pohoi Salihaj në Ora e Fundit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img