04,07,2025

Sali Berisha uron qytetarët e Kosovës në 9-vjetorin e Pavarësisë

Must Read
Sali Berisha

Ai tha se mirënjohje e veçantë duhet shprehur edhe NATO-s dhe miqve që çështjen e lirisë së Kosovës e bënë çështje të lirisë së tyre.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Gezuar 9 vjetorin e Pavaresise se Kosoves!

Te dashur miq, sot qytetaret e Kosoves dhe shqiptaret kudo qe jane kremtojne diten e tyre te dyte me te madhe te lirise ne histori, pavaresine e Kosoves, diten qe na beri ne nje komb te lire.

Sot eshte dita qe te perulemi me mirenjohjen me te thelle ndaj kjutimit te ndritur te arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijera burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe luftuan dhe rane per t’u bere te pavdeshem, kunder pushtuesve barabare gjate shkekullit qe kaloi, per lirine dhe dinjitetin kombetar te shqiptareve, per Pavaresine e Kosoves.

Nje mirenjohje te veçante le t’u shprehim ne sot NATO-s, miqve tane, qe çeshtjen e lirise se Kosoves e bene çeshtje te lirise se tyre dhe ndermoren per çlirimin e saj kunder pushtueseve te Beogradit ofensiven ajrore me te fuqishme te Pasluftes se Dyte Boterore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img