19,12,2024

Sa vjet burg rrezikon Gani Geci nëse shpallet Fajtor?

Must Read

gani-780x439-750x375

Prokurorja e EULEX-it ia ndryshoi aktakuzën Gani Gecit për vrasjen e vitit 2014 në Skënderaj.

Nga dita e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014 në qendër të Skënderajt e deri më 22 gusht 2014 kur iu dorëzua EULEX-it, Gani Geci konsiderohej i arratisur pasi nuk dëshironte të binte në duar të drejtësisë vendore.

Por kur u përball sot me prokuroren ndërkombëtare, Geci u duk që u zu në befasi.

Prokurorja e EULEX-it, Lili Oprea Stelute, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ia kumtoi Gecit lajmin se aktakuza ndaj tij ka ndryshuar dhe tani ai akuzohet për vrasje të rëndë.

Geci ka qenë në paraburgim nga 22.08.2014 deri më 21.11.2014, ndërsa nga kjo datë gjendet nën masën e arrestit shtëpiak, masë kjo që kishte ardhur më kërkesën e prokurorës Vahide Badivuku e cila ka qenë e ngarkuar në fillim për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.

Pas pesë muajsh hetime, prokurorja e prokurorisë në Mitrovicë Vahide Badivuku, kishte ngritur aktakuzë  dhe Gecin e kishte gjetur fajtorë në dy pika, atë të “Vrasjës në tronditje të fortë mendore” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Më 14 janar 2015 Gani Geci ishte paraqitur në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Vushtrri,  për tu deklaruar më pikat e akuzës para kryetarës së trupit gjykues Kada Bunjaku Përquku.

Me 13 maj të vitit të kaluar në Vushtrri ishte mbajtur seanca e dytë ndaj Gani Gecit, ishte gati më përbërje të njejtë, në atë seancë ishte shtuar edhe një antar i trupit gjykues nga EULEX-i. Ndersa seancat e radhës ishte paraparë të mbahën në qershor  të 2015 e që nuk u mbajt fare.

Këto  seanca fillimisht u anuluan për shkaqe shendetsore të Gani Gecit, më vonë edhe kryetarja e trupit gjykues  Kada Bunjaku-Përquku kishte dhënë dorëheqje nga pozita e gjyqtarës e po ashtu prokurorja e rastit Vahide Badivuku  kishte perfunduar në pranga.

Dhe nga 13 maj i vitit 2015 ndaj Gecit nuk kishte pasur seancë deri më sot. Tash ky rast ka kaluar të organet e EULEX-it dhe si i tillë i gjithë trupi gjykues dhe prokurorja e rastit përbëhej nga anëtar të EULEX-it.

Në fillimin e seancës Vidar Stenslland kryetar i trupit gjykues tha se gjithçka do të nisë nga e para sepse po bëhen gati një vit pa mbajtur seancë.

Prokurorja e EULEX-it Lili Oprea Stelute, njoftoi edhe më disa ndryshime në aktakuzë për dallim nga aktakuza e prokurores vendore.

“Gani Geci akuzohet për vrasje të rëndë, perdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje” vepra e vrasjës së rendë, sipas legjislacionit në fuqi kjo vepër është e dënushme nga 10 vjet burgim e deri me vdekje”, theksoi Oprea Salute në seancën e sotme.

Prokurorja e rastit ka thënë në seancë që dënimi për veprën e kryer shkon prej 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Prokurorja e tanishme nuk kërkoi ndërrimin e masës së sigurisë ashtu siç e kishte ndryshuar aktakuzën. Ajo kur u pyet nga kryetari i trupit gjykues se çka mendon për masën e arrestit shtëpiak të Gani Gecit nuk kundërshtoi.

“Pasi që nuk ka ndryshim të rrethanave, propozojmë që mos të ketë ndryshim të masës së sigurisë”, tha Oprea Salute.

Në Gjykatore radha i erdhi dëshmisë së dëshmitari Afrim Rama, i cili kishte dëshmuar edhe vitin e kaluar kur ky trup nuk po përbëhej nga antarë të EULEX-it.

Në të dy rastet, Rama dëshmoi njësoj. Ai në të dy këto raste nuk deshi t’i perdorë fjalët ofenduese që pretendon se ishin thënë aty. Pastaj Geci e pyeti dëshmitarin se a e ka dëgjuar viktimën Ruzhdi Shaqiri duke i thënë atij “shko hup, shko në k..”.

“Unë e kam dëgjuar që e ka ngritur dorën dhe ka thënë “hajt ik” dhe disa fjalë të tjera që unë s’po mund t’i përmendi” tha dëshmitari.

Për dallim nga seanca e vitit të kaluar ku Gani Geci dhe dëshmitari Rama kishin polemika në mes vete, në seancën e sotme gjithçka ishte ndryshe dhe e qetë.

Prokurorja e rastit kishte kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që kamera të mos xhirojë në këtë seancë, mirëpo një kerkesë e tillë u refuzua nga kryetari i trupit Gjykues.

Seanca e radhës ndaj Gani Gecit u caktua të mbahët më 11 maj me paraqitjen e dëshmitarëve të radhës të ftuar nga prokuroria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img