19,11,2024

Sa gjatë duhet t’i mbani veshur pa i larë xhinset, sytjenat dhe brekët?

Must Read

Shpesh ndodh që një rrobë e lajmë shumë shpesh, ndërkaq tjetrën shumë rrallë. Asnjëri opsion nuk është i mirë.

Më së miri është të gjendet mesatarja, përkatësisht koha optimale e bartjes, ndërkaq çdo rrobë ka afatin e tolerancës së kohës së larjes, transmeton Telegrafi.

Për shembull, mos i bartni sytjenat më shumë se tri apo katër ditë, pizhamet lani pas dy apo tri, ndërkaq pantallonat pas çdo tri apo katër veshjeve.

Çorapet dhe brekët patjetër duhet t’i ndërrojmë çdo ditë, për shkaqe të njohura. Njësoj vlen edhe për veshjet sportive, mirëpo shpesh bëjmë gabim edhe me këpucët.

Atletet dhe këpucët duhet t’i lëmë një ditë në dollap, domethënë t’u japim pushim. Veç kësaj, pushim u duhet edhe shputave tuaja.

Bartja e këpucëve të njëjta çdo ditë u bën presion të njëjtave pika në shputa, ndërkaq pasojat mund të jenë deformime serioze.

Ja lista e gjërave dhe e periudhës kohore sesa bën t’i bartni:

Sytjenat: tri deri katër bartje

Brekët: një bartje.

Çorapet: një bartje

Veshjet sportive dhe rrobat e banjës: një bartje

Xhinset: rekomandohet larja pas pesë deri në gjashtë bartje

Fustanet: një deri në dy bartje

Kanotiera (fanellat): një deri në dy bartje

Getet: Një deri në dy bartje

Pantallonat dhe fundet: tri deri në katër bartje

Palltot: një herë në dy muaj bartjeje

Pizhamet: tri deri në katër bartjeje

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img