12,11,2025

Sa është numri i vitkimave nga tërmeti në Ekuador?

Must Read

ekuador-termeti-1-650x358

Ekuadori po vazhdon me kërkimin e më shumë të mbijetuarve, pasi më shumë se 2,000 njerëz janë raportuar të zhdukur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin fundjavën që lamë pas, duke vrarë më shumë se 500 persona.

Shifra zyrtare e publikuar dje ishte 507 të vdekur, ndërsa mijëra të lënduar.Gjatë këtyre tri ditëve pas tërmetit prej 7.8 shkallës, shumë të mbijetuar janë shpëtuar nga rrënojat, por shpresat për gjetjen e më shumë njerëzve që kanë mbetur gjallë po zbehen.

Banorët lokalë të qyteteve si Manta kanë shprehur zemërim dhe dëshpërim, duke theksuar se kërkimet kanë qenë shumë të ngadalta dhe shumë jetë njerëzisht janë humbur.

Ndërkohë, qindra punëtorë të shërbimeve emergjente nga Kolumbia, Meksika, Spanja, El Salvadori, si dhe vende të tjera, po ndihmojnë zyrtarët e Ekuadorit për nxerrjen e viktimave dhe gjetjen e të mbijetuarve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img