03,07,2025

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Must Read

Shumë hulumtime dhe debate janë kryer rreth temës së shtypjes së gjakut. Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është më se i domosdoshëm, pasi që shtypja e gjakut e ka aftësinë të shkaktojë vdekjen e një personi.

Çfarë është shtypja e gjakut?

Në terma të thjeshtë, shtypja e cila shkaktohet kur gjaku shtypet në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut. Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër, transmeton Telegrafi.

Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Pasi që mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut, ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha në moshë, dhe nga gjinia në gjini.

Më poshtë e keni një listë të niveleve të shtypjes së gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë:

Te meshkujt, niveli i shtypjes së gjakut konsiderohet normal nëse nivelet janë afër numrave të përshkruar më poshtë:

Mbi 20 vjet: 123/76

20-30 vjet: 126/79

30-40 vjet: 129/81

40-50 vjet: 135/83

50-60 vjet: 142/85

Mbi 70 vjet: 142/80

Te femrat, nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga ato të meshkujve për shkak të diferencave fizike

Mbi 20 vjet: 116/72

20-30 vjet: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjet: 137/84

50-60 vjet: 144/85

Mbi 70 vjet: 159/85. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img