27,07,2024

Rushiti tregon se cilat ministri duhet shuar e cilat duhet fuzionuar

Must Read

Për Visar Rushitin e Institutit GAP, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal nuk ka më arsye të ekzistojë.

Prej momentit të përfundimit të decentralizimit kjo ministri ka përfunduar punën, dhe duhet të fuzionohet në Ministri ta Administratës Publike.

Sipas tij, edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës si dhe ajo e Financave duhet të bëhen bashkë dhe të jenë në një vend.

“Bile edhe më mirë do të kryheshin punët në një ministria e quajtur Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë Rushiti në Puls të KTV-së.

Sipas tij, Ministria e Diasporës duhet të shpërndahet dhe të mos ekzistojë më.
“Punët që kryhen sot në këtë ministria lirshëm munden të kryhen në një Departament të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesa tjetër nga e Kulturës dhe ajo Arsimit”.

Ministria e Komuniteteve dhe e Kthimit duhet të shuhet pasi që janë zyrat për komunitete nëpër Komuna dhe Qeveri, andaj nuk duhet të ekzistojë.

“Me këto 4 hapa Qeveria e Kosovës nga 19 mund të bien në 13 ministri dhe mund të kursehen 3.6 milionë euro”, ka thënë Rushiti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img