20,12,2025

Ruairi O’Connell thotë se rastet e korrupsionit po i ndalin investitorët britanikë

Must Read

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka vazhduar me platformën e tij të komunikimit me qytetarët nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve në Facebook.

Një qytetar e ka pyetur O’Connell se korrupsioni në sistemin e drejtësisë a është problemi kryesor i Kosovës.
Ambasadori O’Connell, ka përmendur specifikisht një rast si dhe ka shprehur brengën e tij për investitorët nga Britania për shkak të këtij problemi.

“Mendoj që ky është vërtetë një problem, rasti i Emin Beqirit më vjen në mendje, ai ishte incizuar duke u përfshirë në gjëra të këqija. Ai u shpall i fajshëm nga Gjykata Themelore, dhe është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, për deri sa Gjykata Supreme e sheh si jo të ligjshme, por sigurisht u dënua dy herë dhe zotëri Beqiri nuk vuajti asnjë dënim. Dhe pastaj transferohet dhe nuk largohet nga puna nga ana e policisë, dhe pastaj transferohet në Ferizaj”.

“Unë kam investitor britanik të cilët duan të investojnë në Ferizaj, por si mund të ulem unë në takim me ta dhe t’ju them ‘mos u brengosni sepse paratë tuaja janë të sigurta në Ferizaj’, kur ne e dimë se njerëzit si këta udhëheqin policinë, dhe kur e dimë që këto lidhje me kriminalitetin vazhdojnë dhe kur sistemet gjyqësore bëjnë gabime dhe nuk ka përgjegjësi për ata gjykatës që janë duke i bërë këto, dhe është një fjalë për këtë: KAPJE E SHTETIT”, ka shkruar diplomati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img