16,09,2024

RTK u sulmua me granatë dore

Must Read

Radio Televizioni i Kosovës, bazuar në raportet e njësisë së deminimit që ende po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes, sonte është sulmuar me granatë dore.

Mbrëmë rreth orës 22:00, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK, saktësisht te transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat për të konstatuar shpërthimin në Radio Televizionin e Kosovës.

Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.

Stafi i RTK-së është duke pritur raportin e policisë për të dalë me versionin zyrtar rreth këtij shpërthimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpaloset busti i veprimtarit dhe Heroit të Kosovës- Rexhep Halimi

Në Parkun afër Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img