30,04,2024

Rrugëtimi i gjatë artistik i grupit Sidorela sjell Edicionin e parë të Festivalit për fëmijë Sidorela Fest 2017 në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.29.10.2017. Tradita e gjatë artistike 15 vite rrugëtim i Qendrës Artistike Sidorela pjesëmarrëse në shumë ngjarje të ndryshme kulturore koncerte dhe programe të cilat ndikuan në pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Ferizajt dhe më gjerë.

Ky Festival sjellë një ngjarje kulturore të rëndësisë së lartë artistike në Ferizaj. Festival i këngës për fëmijë Sidorela Fest nëpërmjet këtij aktiviteti qytetit do ju shtohet edhe një Festival si dhe fondit të këngëve për fëmijë do ju shtohen edhe 23 këngë të reja ku do pasurojnë literaturën muzikore për fëmijë.
E veçanta e këtij festivali është se një pjesë të këngëve do interpretohet drejtpërdrejti.
Drejtoresha e festivalit Ylberina Isufi-Brahimi tregon se për realizimin e këtij festivali është punuar gjatë dhe me përkushtim ku do ketë shumë këngë me vlera të mëdha artistike. Në skenë do ngjiten 23 konkurrentë nga Ferizaj, Prishtina, Prizreni, Struga etj.
Në Edicioni e parë do jetë pjesëmarrëse këngëtarja shumë e njohur nga Shqipëria, Ana Kodra e cila pas shumë sukseseve të saj si fituese e shumëfishtë e çmimeve të para do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Junior.Ajo do të sjell këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Sus”.
Gjithashtu një zë i veçantë dhe i fuqishëm do jetë edhe ai i Drinora Nuha nga Gjermania e cila do prezantohet me këngën “Lule” si dhe këngëtarja nga Ferizaj, Erzana Tahiri, do sjell këngën e saj “Duam ritëm”.
Do ketë edhe mysafirë tjerë të cilët do ja shtojnë madhështinë festivalit.
Udhëheqës artistik do jenë Lindita Isufi dirigjente, Liridona Spahiu si dhe producent Naim Qukiqi me bashkëpunëtor tjerë dhe emra të njohur të artit dhe kulturës.

Festivali është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Ferizaj. Sponzor Medial është Radio Televizioni i Kosovës.
Festivali mbahet nesër, më 30.10.2017, duke filluar nga ora 17:00 në teatrin Adriana.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img