26,04,2024

Rruga pesë vjeçare e polices që u bë presidente (Foto)

Must Read

Atifete_Jahjaga_-mandati111-780x439

Zgjedhja e Atifete Jahjagës në krye të shtetit e bëri atë presidente të parë femër në Ballkan. Ajo mori mandatin e presidentes së vendit më 7 prill të vitit 2011, mandat ky 5 vjeçar, i cili edhe zyrtarisht merr fund nesër.

Jahjaga, që para së të bëhet presidente, shërbeu në Policinë e Kosovës si kolonel, do të mbahet mend si një udhëheqëse që nuk pati asnjë aferë korruptive.

atifete2

Emri i Atifete Jahjagës doli nga zarfi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili ishte rezultat i marrëveshjes së arritur mes PDK-së, LDK-së, dhe AKR-së, me qëllim të nxjerrjes së vendit nga kriza politike e asaj kohe.

Ish-zëvendësdrejtoresha e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga mori postin e presidentes me votat e 80 deputetëve qysh në raundin e parë, që përbën numrin më të madh të votave deri tani që i ka marrë ndonjë president i Kosovës.

atifete3

Mënyra e zgjedhjes së saj, bëri që jo rrallë ajo të kritikohet nga politikanët , analistët e mediat në Kosovë, duke e kujtuar vazhdimisht si “presidente e zarfit”.

atifete4

Shpesh u tha se ajo nuk ka fuqi politike. Më së shumti u kritikua për paraqitjet e saj në media dhe publik, për gabimet që bëri, herë në të folur e herë veprimet e saj të paqëllimshme nëpër tubime të ndryshme.

Megjithatë, ajo gëzoi një respekt të veçantë nga figurat e larta politike e shoqërore në botë. Madje, në shtator të vitit 2014, u nderua me çmimin “Leadership in Public Service”nga Nisma Globale Clinton.

atifete5

Ajo u prit në takim edhe nga çifti Barack dhe Michele Obama në Shtëpinë e Bardhë, dhe nga Mbretëresha Eli zabeta II, në Britani të Madhe.

atifete6

atifete7

Ajo mori pjesë në shumë samite nëpër botë. Ndërsa u lavdërua për fjalimet që mbajti në takime të ndryshme jashtë Kosovës, dhe për përfaqësimin që ajo i bënte vendit.

Ajo ngriti në këmbë sallën, dhe u duartrokit fort, pas fjalimit që mbajti në forumin e TEDX Amsterdam Woman, për kontributin e grave të Kosovës, në periudha të ndryshme të shtet-formimit, me titull “Zërat që thyen heshtjen: Gratë e Kosovës”.

“Njerëzit e vendit tim janë njerëz krenarë. Kujdesin, respektin dhe nderin e familjes e vendosin mbi çdo gjë. Vlera këto, që gjithmonë kanë udhëhequr shoqërinë tonë dhe në shumë raste kanë përcaktuar nor mat e sjelljes”, është një pjesë nga fjalimi i presidentes që emocionoi të pranishmit.

Kjo edhe mbetet tema për të cilën Jahjaga e ngriti zërin më së shumti dhe u mundua që zëri i femrave kosovare të dal jashtë kufijve të vendit.
atifete8

Presidentja në shkuarje formoi Këshillin Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe kërkoi që kryerësit e veprave të dalin para drejtësisë ndërkombëtare.

Për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, Jahjaga foli edhe në mes të kryeqendrës së Amerikës, Washingtonit.

Me rastin e shfaqjes së dokumentarit “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa Mripa, dhe producentes Anna Di Lellio, në universitetin NYU në Washinton, Jahjaga tregoi për rrëfimet e viktimave.

atifete9

Në fund të mandatit të saj, 17 vjet pas luftës, nisën aplikimet e para për njohjen e statusit te të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Por edhe pse u vlerësua për punën që bëri në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të drejtat e grave, Jahjaga nuk u shqua për zgjidhje në situata të rënda politike.

Megjithë krizat nëpër të cilat kaloi Kosova gjatë mandatit të saj, ajo arriti të mbledh liderët e partive politike në tavolinë vetëm dy herë.
atifete10

Jahjaga ishte e mjaft e ashpër në fjalimin e saj vjetor, në vitin që shkoi, duke kërkuar nga subjektet politike të ulen në tavolinën e bisedimeve, duke thënë se kompromiset janë të domosdoshme.

Në këtë fjalim Ja hjaga tha se në Kosovë ka nevojë për më shumë llogaridhënie, për veprime të ndryshme, e edhe për bisedimet në Bruksel.
atiufete11

Gjatë mandatit të saj themeloi edhe Këshillin Kundër Korrupsion.

Ndërsa në javët e fundit si kryetare shteti, Jahjaga formoi komisionin ad-hoc për Demarkacionin me Malin e Zi, nismë kjo që u konsiderua e vonuar.

Ajo nënshkroi edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga gjatë mandatit të saj ka nderuar disa figura me medaljeve dhe dekorata. Në ditët e fundit të mandatit, Jahjaga ndau shumë dekorata për figura të ndryshme nga vendi por edhe jashtë.

Me medalje ajo nderoi edhe këngëtaren e njohur nga Kosova me famë botërore Rita Ora. Këngëtarja që jeton në Britani të Madhe është dekoruar me mirënjohjen “Ambas adore nderi”.

atifete12

Ndërkohë sa i përket faljes së të burgosurve, Atifete Jahjaga u tregua dorështrënguar. Për dallim prej paraardhësve të saj, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi që liruan një numër të madh të të burgosurve, Jahjaga tregoi mëshirë për rreth 20 prej tyre.

Atifete Jahjaga do të mbahet në mend gjatë edhe për prurjen e investimit më të madh në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Falë angazhimit të saj, Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë në Kosovë “Spitalin e Fëmijëve”, në vlerë prej 22 milionë euro.

atifete13

Si rastësi, për Jahjagën prilli është muaji fatlum për të. Në këtë muaj ajo u bë presidente, 13 ditë më pas festoi ditëlindjen e 36-të.

Jahjaga është e lindur më 20 prill të vitit 1975, në fshatin Rashkoc të Gjakovës.

Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku edhe i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000. Ka përfunduar Certifikimin Postdiplomik në Menaxhimin Policor dhe të Drejtën Penale në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2006-2007, Certifikimin Postdiplomik në Shkenca Kriminalistike në Universitetin e Virginia-s në SHBA, në vitin 2007.

Jahjaga ishte zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në vitin 2000, fillimisht shërbeu si police, duke përparuar në nivel rajonal dhe në atë të Shtabit të Përgjithshëm.

Përveç gjuhës shqipe, Jahjaga njeh edhe gjuhën angleze dhe serbe. Ajo është e martuar me Astrit Kuçin, dhe jeton në Prishtinë.

atifete14

Nesër, zyrtarisht, Atifete Jahjaga përfundon mandatin e saj 5 vjeçar si presidente e Republikës së Kosovës./KP/

atifete15

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img