13,07,2025

Rruga e vështirë e pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë

Must Read

Tri herë i ishte dashur një pensionisteje që të shkojë personalisht në zyrat për paraqitje të pensionistëve në Prishtinë, për të dëshmuar se është gjallë. Fillimisht kishte shkuar me librezë të pensionistit dhe me letërnjoftim, mirëpo këto nuk i kishin kryer punë si para gjashtë muajve kur kishte qenë herën e fundit për të vërtetuar se ende është në jetë dhe se e meriton pensionin, shkruan sot Koha Ditore.

Herën e parë kur ajo kishte shkuar për t’u paraqitur i kishin thënë që me ndryshimet e reja duhet të kishte me vete faturën e ujit ose të tatimit në pronë. Mirëpo, fatura e ujit nuk i kishte kryer punë herën e dytë kur ka shkuar te kjo zyrë.

“Më thanë mandej se duhet e rrymës ose e tatimit”, ka treguar shtatëdhjetedyveçarja nga Prishtina.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img