27,04,2024

Rrokaj: Ja pse po kandidoj përballë Ilir Metës

Must Read

“Partia ka nevojë të hapet më shumë ndaj bazës. Partia ka nevojë më shumë të rrisë performancën e saj në bazë. Mendoj se idetë e mia do të dëgjohen me vëmendje nga anëtarësia e partisë, kështu që unë dhashë shembullin tim. Besoj që ndoshta mund të mos jem i vetmi, mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, sepse gara është e hapur për të depozituar emrat për kandidim. Kështu që do të shkojmë përpara, anëtarësia do të vendosë se kush duhet të jetë fitues”, ka thënë Rrokaj.

Sa i takon platformës së tij, ai është shprehur: “Platforma ka elementët e parë, sepse siç ndërtohet çdo platformë, në fillim ajo niset nga disa postulate kryesore. E thashë, hapja e partisë ndaj shoqërisë civile. Partitë tona kanë nevojë që të jenë më pak agresive. Shqiptarët kanë shqetësime shumë më të mëdha dhe mendoj që zbutja e toneve dhe e konfliktit do të jetë një nga drejtimet e mia ku shpresoj që partia të zbutet nga militantizmi dhe fanatizmi politik dhe të hapet më shumë ndaj shoqërisë, të bëhet më shumë qytetare dhe të promovojë më shumë vlerat e intelektualëve”, ka shtuar Rrokaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img