22,04,2025

Rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur policët e zhdukur në Maqedoni

Must Read

Në vendin e ngjarjes në lumin Lepenc ku u zhdukën dy policë pas një aksidenti mesnatën e së shtunës ka mbërritur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajrush Gashi. Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartur trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit, raporton Gazeta Express.

Më tej ai ka thënë se nuk ka informacione pse ka pasur kaq shumë pauzë deri sa kanë rifillu kërkimet për ta.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, tha Ministri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Gashi ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e personave të zhdukur derisa në vendin e ngjarjes janë duke kërkuar edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Raportohet se një pjesë e lumit Lepenc është kontrolluar por policët nuk janë gjetur ende.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img