28,11,2024

Rritet pakënaqësia e qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës

Must Read

Anketa e Pulsit Publik tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës.
Vetëm 32.5 përqind e qytetarëve janë deklaruar se janë të kënaqur me institucionet kryesore të Kosovës, krahasuar me 36 përqind të tyre në tetor të vitit që shkoi.Rreth 33 përqind e qytetarëve  janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit.
Ndërsa 30 përqind të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.
Sa u përket institucioneve legjislative, 33 përqind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit. Ndërsa 32.5 përqind janë të kënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit.
Sipas matjeve të Pulsit Publik presidenti gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë mes qytetarëve, pasi anketa tregon se rreth 40 përqind e të anketuarve  janë të kënaqur me punën e presidentit. Të anketuarit po ashtu kanë deklaruar se papunësia,  korrupsioni dhe varfëria, janë tri cështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.
Sipas këtyre të dhënave ka një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë me ekzekutivin, gjyqësorin dhe legjislativin. Përveç rënies së knaqëshmërisë me performansen e institucioneve kyçe, qytetarët kanë shprehur kënaqshmëri të ulët sa i përket orientimit momental politik që ka  vendi. Vetëm 50 përqind kanë deklaruar se janë shume të pakënaqur me orientimin momental politik dhe vetëm 15 përqind të tyre janë të kënaqur. Sipas të dhënave ka mundësi të ketë edhe protesta për shkak të pakënaqësisë.
Nisur nga këto të dhëna më pak se 38 përqind e qytetarëve kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë. Mbi 50 përqind e të anketuarve përceptojnë se  zgjedhjet në Kosovë janë demokratike. Mbi 50 përqind kanë deklaruar se komunat e tyre punojnë sipas prioriteteve të qytetareve dhe 53 përqind  kanë thënë se ligjet dhe Kushtetuta janë demokratike. Të anketuarit janë shprehur edhe për lirinë e shprehjes që gëzojnë mediat në Kosovë ku mbi 52 përqind e tyre mendojnë se ka liri të shprehjes në media.Sa i përket korrupsionit sipas matjeve të Pulsit Publik, institucionet me më së shumti prezencë të korrupsionit janë gjykatat, pasuar nga KEDS-i dhe administrata qendrore. Ndërsa institucionet me më pak korrupsion sipas percepcionit të qytetarëve janë policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img