28,12,2024

Rritet numri i të miturve që keqtrajtohen seksualisht, nuk kursehen as personat me probleme mendore

Must Read

auto-perdhunim1423683806

Kërcënimi ose ushtrimi i dhunës dhe përfitimi nga situatat kur njerëzit janë të pambrojtur, me qëllim tëkryerjes se marrëdhënieve seksuale, ende është në nivel shqetësues në Kosovë. Dhunën seksuale, ku përfshihet sulmi seksual, abuzimi seksual dhe përdhunimi, në vendin tonë statistikat e tregojnë se e kanë përjetuar kategori dhegrupmosha të ndryshme, që nga të miturit e deri te personat me aftësi të kufizuar mendore, emocionale ose me paaftësi mendore.

Gjithashtu, edhe ushtruesit e dhunës seksuale janë të kategorive të ndryshme shoqërore, ku në disa raste për të arritur qëllimin e ushtrimit të dhunës seksuale është përdorur edhe autoriteti i tyre.

Sipas të dhënave zyrtare që KosovaPress ka siguruar nga Policia e Kosovës (PK), keqpërdorimi seksual ipersonave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare gjatë vitit 2015 ka pësuar rritje në 65 raste, në raport me vitin 2014 gjatë të cilit ishin raportuar 56 raste. Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, rastet e raportuara tëkeqpërdorimit seksual të personave me aftësi të kufizuara mendore, emocionale ose me paaftësi mendore gjatë vitit 2015 ka qenë në rënie, me vetëm 4 raste në raport me vitin 2014 që ishin raportuar 9 raste.

Në lidhje me mënyrën e arritjes deri të keqpërdorimi seksual, sipas statistikave të PK-së, raste të shpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin ose profesionin gjatë viti 2014 ishin raportuar 2, ndërsa gjatë viti 2015 vetëm 1 rast.

Meqenëse dhuna seksuale në Kosovë është e dënuar me ligj, pas raportimit të rasteve në polici ato procedohen në Gjykatën Themelore. E sipas të dhënave të Gjykatës Themelore të Prishtinës në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë vitit 2015 është punuar në 57 raste të cilësuar si vepra penale kundër integritetit seksual, ku nga këto raste, 48 ishin dhunime dhe 5 vepra të sulmit seksual. Sipas statistikave zyrtare që KosovaPress ka siguruar nga kjo Gjykatë, nga të gjitha këto lëndë 48 prej tyre kanë mbetur lëndë të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese.

Derisa dhuna seksuale në vendin tonë vazhdon të raportohet, sociologë, psikologë dhe neuropsikiatër thonë se kjo dhunë ndikon në mënyra të ndryshme në shoqëri dhe te individi që e përjeton atë.

Psikologu, Erëblir Kadriu tha për KosovaPress se dhuna seksuale ndikon negativisht te individi pavarësisht moshës së tij, por që te mosha e adoleshencës efekti negativ është më i madh. Kjo, sipas Kadriut,mund të ndikojë në pjekjen psikike, emocionale, sociale, por edhe në funksionimin e adoleshentit në jetën e mëtutjeshme.

Dhuna seksuale sipas neuropsikiatrit, drejtorë i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, mund të sjellë edhe çrregullime mendore te personi i cili e ka përjetuar atë. Ndërsa, ushtrimi i dhunës seksuale ndaj personave me probleme në shëndetin mendor, shkakton dëme të riparueshme.

Ndërsa, sociologia Vjollca Krasniqi, tha për KosovaPress se dhuna seksuale në Kosovë po raportohet çdo vit e më shumë. Sipas saj, kjo po ndodhë si pasojë e fushatave të ndryshme dhe legjislacionit në fuqi. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img