01,05,2024

Rritën çmimet e konsumit ditor

Must Read

Në këtë rritje nga tremujori i parë, ndikuan produktet minerale, shtazët e gjalla dhe produkte e shtazëve.

“Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.7 % në TM2 2016 krahasuar me TM1 2016. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale (5.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (3.2 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (1.9 %), artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8 %), letrat dhe artikujt e saj (0.5 %), druri dhe artikujt e tij (0.2 %) dhe lëkura dhe artikujt e saj (0.1 %), “ thuhet në publikimin e ASK-ës

Disa sektorë ulën çmimet për të zvogëluar rritjen e disa të tjerëve.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore (-3.7 %), vajrat ushqyese (-3.5 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-3.4 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.6 %), këpucët (-1.4 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.7 %), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (-0.5 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.4 %) dhe produktet e industrive kimike (-0.4 %),” vazhdon më tej publikimi

Por çmimet e importeve në muajt prill-qershor 2016 janë më të ulëta në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ato shënuan një rënie prej -3.9 për qind. Lirimi i çmimeve në përqindje më të lartë në krahasim tremujorin e dytë të 2015-ës ndodhi te produktet minerale dhe metalet bazë.

“Çmimet e Importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -3.9 % në mes TM2 2015 dhe TM2 2016. Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-17.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-7.0 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-5.7 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-3.6 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-1.3 %), mjetet e transportit (-0.4 %), instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore, mekanizmat e orës (-0.3 %) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2 %),” Thuhet në publikim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img