Në kuadër të mbledhjes së Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë me moton “Barazi gjinore,të drejtat e grave dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE” ka marrë pjesë edhe Grupi avokues nga Ferizaj Grupi avokues nga Ferizaj ka qenë i angazhuar nē grupin “Kujdesi ndaj fëmijëve” i cili gjatë punës së tij ka dal me disa rekomandime të cilat do ti dërgohen BE-së. Rrjeti i Grave për Barazi Gjinore këto rekomandime do ti dërgoi BE-së më qëllim që të ndihmohen proceset për realizimin e këtyre rekomandimeve. Ky grup ka dhënë këto rekomandime :1. Zgjatja e pushimit të lehonisë në 6 muaj me pagë të plot nga punëdhënësi, 3 muaj të tjerë 70% nga punëdhënësi dhe 3 muaj 50% pagë nga Qeveria, ndërsa edhe babait kërkohet ti jepet e drejta për pushim 1 muaj me pagë të plotë.2. Krijimi i një ambienti për kujdes ditor për fëmijët nga 0-3 vjet brenda qendrës më të afërt të mjekësisë familjare.3. Të ndërtohet patjetër çerdhe për fëmijë në komunat ku nuk ekzistojnë dhe të rritet numri i tyre në komunat ku veç ekzistojnë, por nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e qytetarëve.4. Të përpilohen politika për përkujdesin shëndetësor të fëmijëve duke vendosur në repartin e kujdesit primar edhe një pediatër.5. Repartet obstetrike të kompletohen me staf siq janë psikologu, pasi që lehonat rrezikohen nga depresioni i pas lindjes, ergotedapeut dhe fizioterapeut.6. Të hyjë në fuqi sa më shpejtë Ligji për të Drejtat e Fëmijëve Në grupin avokues nga Ferizaj në këtë takim po marrin pjesë udhëheqësja e “Hendiferit” Fazile Bungu dhe anëtaret e Kuvendit Komunal: Xhemile Murati-Shabani, Hysnije Mustafa Shamolli, Adifete Emini-Bytyqi dhe Elfete Mehmeti. Takimi I Rrjetit të Grupeve të Grave po drejtohet nga Igballe Rugova drejtoreshë ekzekutive.