26,11,2024

RrGGK kërkon zgjatjen e pushimit të lehonisë me pagesë

Must Read

Në kuadër të mbledhjes së Lobit për Barazi Gjinore në Kosovë me moton “Barazi gjinore,të drejtat e grave dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE” ka marrë pjesë edhe Grupi avokues nga Ferizaj
Grupi avokues nga Ferizaj ka qenë i angazhuar nē grupin “Kujdesi ndaj fëmijëve” i cili gjatë punës së tij ka dal me disa rekomandime të cilat do ti dërgohen BE-së. Rrjeti i Grave për Barazi Gjinore këto rekomandime do ti dërgoi BE-së më qëllim që të ndihmohen proceset për realizimin e këtyre rekomandimeve.
Ky grup ka dhënë këto rekomandime :
1. Zgjatja e pushimit të lehonisë në 6 muaj me pagë të plot nga punëdhënësi, 3 muaj të tjerë 70% nga punëdhënësi dhe 3 muaj 50% pagë nga Qeveria, ndërsa edhe babait kërkohet ti jepet e drejta për pushim 1 muaj me pagë të plotë.
2. Krijimi i një ambienti për kujdes ditor për fëmijët nga 0-3 vjet brenda qendrës më të afërt të mjekësisë familjare.
3. Të ndërtohet patjetër çerdhe për fëmijë në komunat ku nuk ekzistojnë dhe të rritet numri i tyre në komunat ku veç ekzistojnë, por nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e qytetarëve.
4. Të përpilohen politika për përkujdesin shëndetësor të fëmijëve duke vendosur në repartin e kujdesit primar edhe një pediatër.
5. Repartet obstetrike të kompletohen me staf siq janë psikologu, pasi që lehonat rrezikohen nga depresioni i pas lindjes, ergotedapeut dhe fizioterapeut.
6.  Të hyjë në fuqi sa më shpejtë Ligji për të Drejtat e Fëmijëve
Në grupin avokues nga Ferizaj në këtë takim po marrin pjesë udhëheqësja e “Hendiferit” Fazile Bungu dhe anëtaret e Kuvendit Komunal: Xhemile Murati-Shabani, Hysnije Mustafa Shamolli, Adifete Emini-Bytyqi dhe Elfete Mehmeti.
Takimi I Rrjetit të Grupeve të Grave po drejtohet nga Igballe Rugova drejtoreshë ekzekutive.

12935248_969100666461084_142730574_n

Henifer1Nije Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img