Lajme

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus, gjendet një trup i pajetë

By FerizajPress

December 25, 2016

(I plotësuar) – Gjashtë kilometra nga bregu i detit në Sochi, është gjetur një trup i pajetë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net

Deri më tani nuk raportohet për të mbijetuar.

Viktor Ozerov, shef i komisionit për Mbrojtje në Parlamentin rus, ka thënë se terrorizmi është përjashtuar si mundësi e rrëzimit të aeroplanit. /Lajmi.net/

***

Copa të aeroplanit të zhdukur në detin e Zi, janë gjetur afër Sochit, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Aeroplani ushtarak rus me 92 persona në bord, është zhdukur sot në detin e Zi, pasi është ngritur nga Sochi në drejtim të Sirisë.

Aeroplani Tupolev Tu-154 kishte në bord 84 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet thanë se nuk kemi të bëjmë me terrorizëm, ndërsa edhe kushtet meteorologjike thuhet të kenë qenë të përshtatshme.

Deri më tani ende nuk është raportuar për të mbijetuar.

Në aeroplan ishin 64 anëtarë të ansamblit të njohur Alexandrov dhe disa gazetarë. Ata po udhëtonin për në Siri, për të marr pjesë në një festë të trupave ruse atje. /Lajmi.net/

 

.