16,05,2024

Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni

Must Read

Por, si të evitojmë kafshimin nga gjarpinjtë në natyrë? Gazeta Metro ua sjell disa këshilla…

Shmanguni barit të gjatë

Shumë gjarpinj fshehën nëpër zona me bari ku janë të padukshëm. Andaj më së miri është që t’i përmbaheni rrugëve  të shkelura në mënyrë që të shihet se ku po shkelni. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që gjarpinjtë nuk mund të dalin nga zonat me bari, prandaj duhet pasur kujdes.

Informohuni mbi lokacionin

Kur vini në zonën e re, pyetni për gjarpinjtë lokal, a ka, çfarë janë, sa janë të rrezikshëm, ku gjenden?

Shmanguni vrimave

Vrimat e ndryshme janë lokacionet më të preferuara për gjarpinj, pra, vende ku nuk duhet t’i fusni këmbët, për shembull gjatë ngjitjes nëpër shkëmbinj.

Gjarpinjtë edhe mund të ngjiten

Mos harroni se gjarpinjtë nuk janë të lidhur për toke, ata mund edhe të ngjiten. Nuk janë të aftë si për shembull ketrat, por mund të ngjiten nëpër drunj apo vende të ngjashme. Andaj nuk është e pamundur të gjendeni me gjarprin sy për sy.

Edhe gjarpinjtë e cofur mund të kafshojnë

Nëse keni gjetur ndonjë gjarpër të cofur dhe dëshironi ta merrni për ndonjë arsye (ndoshta dëshironi ta keni si suvenir apo kujtim), keni kujdes. Gjarpinjtë të cilët sapo kanë cofur edhe më tutje kanë reflekse, prandaj edhe të cofur mund t’ju kafshojnë. Përveç kësaj, gjarpinjtë e gjallë janë mjaftë të mirë në shndërrimin sikur të jenë të cofur, prandaj është mirë që të lihen të qetë.

Kujdes ku fushoni

Gjarpinjtë janë kafshë të natës prandaj kujdes se ku e vendosni tendën. Shmanguni “territoreve të gjarpinjve”, siç është bari i gjatë, zonat shkëmbore, pema apo dega e madhe… Gjatë kohës së gjumit mbylleni tendën dhe çizmet merrni brenda, mos i lini jashtë. Kur i mbathni, për çdo eventualitet i shkundni më parë për të kontrolluar mos ka hyrë ndonjë gjarpër brenda.

Veshmbathja e përshtatshme

Mbani këpucë të fortë dhe pantallona të gjatë. Gjarpinjtë me dhëmbët e vetë mund të shpërthejnë materialet e holla. Mos ecni nëpër zona të rrezikshme zbathur apo me pantallona të shkurtra./gazetametro.net.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img