02,05,2024

Rreziku nga armët në shkolla

Must Read

Rastet e gjuajtjeve me armë zjarri në afërsi të shkollave në Kosovë janë shpeshtuar. Më 28 janar të viti 2014 në Shkollën e Mesme Teknike në Mitrovicë, nga sulmi me thikë dhe lëndimet e marra humbi jetën i riu A. S. nga Mitrovica, nxënës i kësaj shkolle, që gjeti vdekjen nga arma e bashkëmoshatarit të tij nga Vushtrria.

Në dy javët e para të viti 2014, dy filloristë humbën jetën dhe një u plagos në Prishtinë. Më 8 janar 2014, F.K., i lindur më 29 janar 1999 është vrarë, kurse C.B., i lindur më 21 prill 1999 është plagosur në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”.

Më 13 janar, F.J., nxënëse e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Dyshohet se F.J. ishte viktimë e dhunës sistematike psikologjike të ushtruar në shkollë. Gjuajtje me armë pati edhe të premten në afërsi të shkollës së mesme “Shtjefan Gjeçovi” (Lakërishte) në Prishtinë.

Dështon Memorandumi i Sigurisë për shkollat

Nga të dhënat e Policisë u konfirmua se sulmuesi ishte nxënës. Ndonëse është identifikuar, ky person nuk është arrestuar ende nga organet e sigurisë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se personi që ka shtënë është identifikuar dhe Policia po ndërmerr veprimet operative për kapjen e këtij personi dhe arrestimin e tij. /zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img