28,12,2024

RRETH “ABRAHAM-IZMIT” SHKOMBËTARIZUES NË SHOQËRINË SHQIPTARE NË KOSOVË!

Must Read

Shkruan: BESIM ZYMBERI

Sipas mësimeve të librave fetarë, Abrahami, konsiderohet si babai i njerëzimit, si njeriu i parë që besoi vetëm në një zot, por edhe si babai shpirtëror i kombeve. Abrahami, njihet pra si krijuesi i kombeve!

Abrahamizmi, në funksion të kësaj trajteseje të shkurtër, sipas meje nënkupton: maninë e njerëzve të caktuar që të ndërpresin çfarëdo trashëgimie pozitive, vetëm e vetëm që të përmbushin egon e tyre të “krijuesit”…!?

Shoqëria-qytetaria shqiptare, e dëshmuar pothuaj në nivel të përkryer, në kultivimin e qenies dhe identitetit etnokulturor, ndonëse në rrethana të tmerrshme gjatë shekujve, nuk ka fare nevojë për ndonjë Abraham (apo më shumë sosh, siç po ndodh dinakërisht viteve të fundit) që të tentojë t’ia shkëpusë një  perlë, nën supozimin antikulturor se mund të japë një shkëlqim të veçantë!

Një investim mental i tërë epokës historike të qytetarisë shqiptare, nisur që nga rrënjët Pellazge-Ilire-Arbëriote, nuk guxon të kontestohet në forma synuese-tjetërsuese të imponuara-misionare, por duhet të mbetet vetëm si rrjedhojë socioevolutive e vullnetit, siç ka qenë gjatë tërë historisë. Madje, forcimi i identitetit kombëtar-shqiptar në profilin e thellë kulturor, për shqiptarët ka qenë, jo vetëm progres mental dhe emancipim kulturor e sociohistorik, por edhe mjet rezistenceje ndaj përpjekjeve të kundërkulturshme, shkombëtarizuese!

Në vitet 1945-1990, Jugosllavizmi u shpërfaq para botës si një prodhim i veçantë dhe shumë atraktiv kulturor. Edhe vendet e Perëndimit josheshin nga mënyra jugosllave e jetesës dhe e “harmonisë” ndërmjet kombësive e kombeve…!? Në mënyrë të veçantë, jugosllavizmi u tentua të imponohet si identitet i ri kulturor-politik, për shqiptarët e Kosovës dhe të trevave tjera të ish Jugosllavisë. Nën propagandën se nuk janë të njëjtë kulturalisht me shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Jugosllavisë ftoheshin, nëpërmjet formave të ndryshme të joshjes e presionit, gjithsesi të elaboruara mire, drejt identitetit të ri, atij jugosllav!

U deshën demonstratat e vitit 1981,  që jugosllavizmi si doktrinë asimiluese e shkombëtarizuese, (për shqiptarët në veçanti), të “mykej në varrin e idesë së vet”, siç do të shprehej atëbotë Artur Binder, kolumnist  i “New York Times”!

Abrahamizmi si mani, rishfaqet prapë viteve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë ditëve të fundit!

Manipulimet mediale-publike e politike, në emër të globalizimit, kozmopolitizmit, universalizmit, standardeve të demokracisë, krenarisë etatiste, dhe, veçanërisht, manipulimet në emër të ngritjes së standardeve civile në funksion të ikjes, nga tradicionalizmi në modernizën, që nënkupton gjoja, integrimet kulturore si meny e “fisnikërimit” të identitetit, në të vërtetë na çojnë drejt zhdukjes së tij, apo deformimit të tij në shkallë të kundërnatyrshme.

Në fund të fundit, në konotacion mental-kulturor e psikosociologjik, shoqëria shqiptare, është e njohur si një magje e prodhimit të kulturës dhe nuk ka asnjë arsye të shëndoshë, përpos ndikimeve të dëmshme nga jashtë, që të heqë dorë nga kjo natyrë themeltare kreative, ekzistenciale dhe emancipuese…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img