08,05,2024

Rrënohen disa mure në fshatin Rahovicë për krijimin e rrugëve më të gjera

Must Read

Ferizaj.30.08.2017. Komuna e Ferizajt ka angazhuar sot disa eskavatorë për rrënimin e mureve në afërsi të shkollës së fshatit Rahovicë për të krijuar rrugë më të gjera për qarkullim.

Me këtë rast u rrënuan muret e familjeve Sylejmani dhe Maliqi të cilat është konstatuar se e ngushtojnë këtë rrugë.
Kryetari Svarqa me këtë rast deklaroi se asfaltimet e reja nuk do të mund të realizohen me standardet e kërkuara në këtë hapësirë andaj është arritur pajtim me këto familje për zgjerimet e nevojshme”

“Sot jemi në fshatin Rahovicë ku po bëjmë rrënimin e disa mureve të cilat ajnë bërë pengesë për realzimimin e disa investimeve publike. Në të dy anët e kësaj rruge po shihet se është krijuar një pjesë e ngushtë në këtë segment të rrugës që lidh fshatin Rahovicë dhe fshatin Mirash në afërsi të shkollës këtu që konsiderohet qendra e fshatit.Ne i falënderojmë banorët e familjes Sylejmani dhe familjes Quza të cilat janë dakorduar që të jenë në shërbim të punëve me interes qytetar siç po ndodh edhe në këtë rast të cilët janë treguar konsekuent në harmoni eshe me procedurat e tenderimit.
Në këtë mënyrë ne po i hapim rrugë edhe asfaltimit të rrugëve në këtë pjesë që do të jenë donë shërbim të këtyre banorëve, por edhe të gjithë atyre që e shfrytëzojnë këtë rrugë si qajse më të shkurtër për në autorstradë në drejtim të Babushit dhe në pjesën tjetër në drejtim të Gjilanit përmes fshatit Mirosalë” tha kryetari Svarqa duke përcjellë punimet në fshatin Rahovicë.
Ndërkaq banorët e këtushëm e mirëpritën angazhimin e komunës për t’ua përmirsuar qarkullimin në fshatin e tyre. Pohuan se pa hezitim kanë liruar pronat për krijimin e rrugëve më të gjera.
“Ne si familje jemi dakord që gjithcka që kërkohet për realizimin e këtij projekti të pajtohemi e shpresojmë që edhe banorët e tjerë do ta kenë një mirëkuptim të tillë. Me të vërtetë ka qënë një ngushticë këtu dhe fëmijët tanë do ta kenë më të lehtë qarkullimin” tha Ekrem Sylejmani banor i fshatit Rahovicë.

Udhëheqja komunale e Ferizajt është zotuar se në të gjitha pjesët ku konsiderohet se pronat paraqesin pengesa apo janë të uzurpuara do të punohet që të lirohen në mënyrën më të mirë. Kësisoj projektet do të realizohen me standardet moderne e të qëndrueshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img