03,07,2025

Rregulloren e Speciales e rishqyrton Kushtetuesja (Video)

Must Read

Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, ka deklaruar se aktualisht dhomat e specializuara po merren me përgatitjen e seancës plenare të gjykatësve, e cila pritet të mblidhet në muajt e ardhshëm. E, në këtë seancë, 19 gjykatësit e përzgjedhur ditë më parë do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave

“Gjatë seancës plenare, gjykatësit do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave (RPP) dhe më tej, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë 30 ditë për rishikimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave para hyrjes së saj në fuqi”, ka thënë Benes.

Ndërsa, sa i përket dëshmitarëve dhe arrestimeve, ajo është deklaruar se nuk është e përshtatshme të diskutohen pyetje që kanë të bëjë me çështje operative të mundshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img