21,08,2025

Rrëfimi shokues i gruas së sulmuesit të Stambollit

Must Read

Gruaja e Abdulkadir Masharipov, Zarina Nurullayeva, e cila u arrestua më 4 shkurt nën akuzat e të “qenit anëtare e një organizate terroriste” i ka kërkuar policisë që të gjejë fëmijën e saj të humbur, derisa ka mohuar akuzat kundër saj. 39 persona përfshirë një oficer policie, u vranë kur Masharipov hapi zjarr në klubin Reina më 1 janar të këtij viti. Ai u arrestua më 16 janar.
“Para se të arrestoheshim, dy njerëz erdhën te unë dhe më thanë se kishin ardhur për të marrë djalin tim dhe për ta dërguar në Iran. Më thanë se burri im e dinte për këtë”, thotë ajo.

Masharipov dhe Nurullayeva kanë dy fëmijë. Djali 4-vjeçar aktualisht po kërkohet nga policia, derisa vajza 18 muajshe po mbahet në burg së bashku me nënën e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Reagim i KRU “Bifurkacioni” pas publikimeve në rrjetet sociale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A në Ferizaj ka reaguar pas publikimeve në rrjete sociale, ku përmes disa pamjeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img