21,12,2024

Rrëfimi për viktimat në Shkup: Dy prindër më zgjatën fëmijën t’ua shpëtoja, por uji mori të tre

Must Read

Një nga dëshmitarët ishte Vladimit Angellovski, shofer i një kamioni i cili ka treguar për momentin e tmerrshëm, kur uji i fuqishëm i ka rrëmbyer nga duart një fëmijë.

Ai ka thënë për agjencinë AA, se është përpjekur të merrte një fëmijë që të shpëtonte, por uji e kishte marrë atë bashkë me prindërit e tij.

“Para meje ishte një makinë e vogël. Brenda ndodheshin një burrë, një grua dhe një fëmijë. Ata më kërkuan ndihmë. Në momentin që doja të kapja fëmijën, uji i mori të tre përpara. Më rrotulloi edhe mua për një orë e gjysmë, mbeta i bllokuar në kamion”, ka thënë ai për mediat.

Ai ka thënë gjithashtu se kudo thirrej për ndihmë, por policia ka mbërritur me vonesë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Ndërkohë shumë banorë të tjerë kanë treguar për tmerrin që kanë parë me sy. Banorët e lagjes Hasanbeg kanë thënë se kjo nuk ishte parë kurrë më parë.

“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë, njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptar me tre vajzat e tij dhe të shoqen, trupi i një burri shqiptar ka ardhur bashkë me ujin që nga autobani”, ka thënë njëri nga banorët.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img