18,12,2024

Rrëfimi e babait monstër: Nuk e di as vetë sesi ndodhi përdhunimi

Must Read

I pyetur nëse 15-vjeçarja është gjaku i tij, ai është përgjigjur: “Nuk di çfarë të them”.

Më poshtë rrëfimi i plotë:

Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”, është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.

I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46­vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”.

I pyetur nëse 15­vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”.

Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46­vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img