14,12,2024

Rrëfim rrënqethës i Xhevdet Qeriqit për betejën ku ra heroikisht Mujë Krasniqi

Must Read

“Nuk kam përjetuar ditë më të rëndë pasi në atë betejë kam humbur bashkëluftëtarët. Ka qenë një kujtim i rëndë. Pra ka qenë një betejë shumë e rëndë për ne të gjallët, të cilët për fat kemi shpëtuar”, tha Qeriqi në Info Magazine të Klan Kosova.

Qeriqi ka thënë se sa herë që vjen përvjetori i kësaj rënie, emocionohet.

Ai poashtu ka treguar për përjetimet e tij nga kjo betejë.

“Ka qenë një ditë me borë, një rrugë e gjatë derisa ne ishim të ngarkuar me armatim dhe ishim pa ushqim. Dhe ta përjetosh një betejë të tillë është shumë e rëndë. Megjithatë jam krenar që kam pasur fatin të jem krahë për krahë me ta”, tha ai.

“Qëllimi ynë ka qenë që t’i furnizojmë luftëtarët me armë. Pas një kohe ka qenë mungesë e armatimit dhe ka kërkuar që dikush prej luftetarëve të shkojë të gjejë armatimin. Fillimisht prej Kosovës kemi shkuar në Cahan dhe jemi ndalur në dy baza. Në momentin kur kemi shkuar, nuk ka pasur borë. Muja ka dëshiruar të kthehet në Kosovë edhe pse ka qenë i plagosur dhe ende pa u shëruar mirë, është kthyer”, rrëfen Qeriqi.

Qeriqi ka treguar disa nga përjetimet e hidhura të kësaj date.

“Dita e fundit kur jemi nisur ka qenë 13 dhjetori i vitit 1998, kur edhe kemi marrë rrugën për Kosovë dhe kemi arritur në orën 4 të mbrëmjes. Kemi pasur një copë bukë për ta ngrënë derisa në majë të Pashtrikut ka qenë e pamundshme të qëndrojmë gjatë”, tha Qeriqi.

Ai ka thënë se ka qenë pikërisht Mujë Krasniqi ai që ka dalur para luftëtarëve dhe iu është drejtuar atyre.

“Muja në momentin kur kemi arritur në vijën kufitare na ka thënë që tash e tutje duhet të jemi të kujdeshsëm sepse në çdo moment mund të bijmë në pre të armikut. Komandant përgjegjës ka qenë edhe Nuri Bexheti i cili edhe e ka bërë një video ku ka qenë Rifat Mziu, Gani Elshani dhe të gjithë këta janë dëshmorë në zonën e Pashtrikut”.

“Në mungesë të armatimit është dashur ta marrim rrugën për Kosovë. Ka qenë një vullnet dhe moral shumë i lartë i secilit prej tyre, ata kanë pritur të kthehen në Kosovë derisa secili prej tyre e ka ditur që do të kenë sfida gjatë rrugës”, tha ai.

Ai ka treguar se në gjysmë të rrugës nga Shqipëria për në Kosovë, gomarët që i kanë shoqëruar ata nuk kanë arritur të vazhdojnë rrugën.

“Kur jemi futur në luginat për të dalë në majën e Pashtrikut, kemi qenë shumë të ngrakuar. Secili prej nesh ka pasur predha të ndryshme, mina, anti-tanke. Municion dhe armatim kemi dashur ta sjellim më së shumti në Kosovë”.

Qeriqi ka treguar se ishin ushtratë ata që janë përkujdesur të bartnin armatimin nga Shqipëria për në Kosovë, derisa bazat e logjistikës janë kujdesur për ta siguruar atë, që një pjesë ka qenë e papërdorur.

Ai ka përmendur edhe dy luftëtare që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të gjatë.

“Kanë qenë dy femra, Merita Ramadani është ende gjallë dhe Luljeta Shala është dëshmore e kombit”.

Bashkëluftëtari i Krasniqit ka rrëfyer për vazhdimin e udhëtimit, duke ndarë shumë sfida dhe madje edhe rënien në pritë.

“Ka qenë bora edhe 80 cm. Ne kemi vazhduar gjatë gjithë natës rrugën për Kosovë duke qenë të lagur, të lodhur. Ka qenë shumë e vështirë, para nesh ka qenë një ekip vëzhguese, ishin 4-5 persona që vëzhgonin terrenin nëse ka pengesa për të ecur para”.

“Ne vërjetëm që ekipa vëzhguese ka rënë në pritë por ishim në distancë, ka qenë një pritë e përgatitur mirë”.

Qeriqi ka thënë se dikush ka informuar se do të kalonte një grup i madh, duke dyshuar se edhe mund të ishin tradhtuar.

“Ne e kishim kaluar kufirin kur u godit ekipi vëzhgues. Kur kemi qenë bashkë me Mujën kanë filluar ato goditjet rafale. Kemi qenë të rrethuar nga të gjitha anët. Ka pasë armatim të ndryshëm si murtaja, minahedhës dhe automatikë”.

“Në atë pozitë ku kemi qenë ne, nëse nuk ia kishim kthyer zjarrin ka qenë e vështirë që të ja dalim mbanë. Ne i jemi kundërpërgjigjur dhe ka pasur 4 deri 5 orë luftime, pas dy orësh jam plagosur unë”.

Qeriqi ka treguar momentin kur ai është plagosur dhe ndihmën e bashkëluftëtarëve.

“Në orët e hershme të mëngjesit ka pasur njerëz të vrarë. Në atë moment, Muja ka qenë gjallë kur jam plagosur unë. Falë rezistencës së tyre unë jam sot i gjallë. Humbjet e mëdhaja kanë qenë në rafallet e para pasi na zënë në befasi”.

“Por në momentin kur i kemi sulmuar ne, ka qenë pozitë e keqe që të tërhiqemi sepse në momentin që ndaleshin rafallet ata prapë vazhdonin. Më pas është ngritur edhe helikopteri i forcave serbe dhe na kanë goditur por më pas ka rënë mjegull dhe për fat tonin dhe i kanë ndalur sulmet”.

Ai e ka cilësuar këtë betejë si betejën më të rëndë duke treguar edhe për momentin kur vetë është plagosur dhe kur ka rënë edhe Komandant Kapuçi, Mujë Krasniqi.

“Kjo rënie ka qenë rënia më e rëndë, ka qenë beteja më e rëndë. Unë kam qenë i plagosur kur ka rënë Muja, isha i plagosur dhe bërrylin sot e kam të palëvizshëm. Isha i ngrirë nga bora dhe i plagosur por falë luftëtarëve të cilët më ndihmuan, jam i gjallë”.

“Në janar 1999, UÇK i ka zënë rob tetë oficerë serb. Vështirësitë më të mëdha i kam pasur në majë të Pashtrikut, pasi aty e humbm rrugën dhe ka qenë shumë e vështirë. Më pas kemi vazhduar në Cahan dhe qytetrët e Shqipërisë na kanë ndihmuar. Kam vazhduar në spitalin e Kukësit dhe më pas në spitalin ushtarak dhe kemi përfunduar në Tiranë”, rrëfen Qeriqi./Klan Kosova/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img