11,09,2025

Rrahje në mes punëtorëve të Bechetl-Enak-as, një në spital, gjashtë të arrestuar

Must Read

Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet punëtorëve të Bechetl-Enak-as mëngjesin e së premtës. Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre në përleshje janë përfshirë disa punëtorë të autostradës në afërsi të Kaçanikut, raporton Gazeta Express. Punëtorët kanë përdorur edhe mjetet e forta të punës për goditje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar

“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Express se dje në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit kanë dëgjuar britma, sharje e përleshje ndërmjet këtyre punëtorëve.

Ai thotë se ata janë rrahur me drunj, hekra e me mjete të forta të punës.

Përderisa nuk dihen motivet që çuan deri te kjo mosmarrëveshje.

Bechtel-Enka njihet në publik si kompani ku ndodhin shumë incidente në vendin e punës. Është raportuar se më parë aty kanë humbur jetën edhe punëtorët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img