Rrahje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron armë zjarri

Share

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar më 18 prill 2026 rreth orës 08:00 në fshatin Doganaj të Ferizajt.

Sipas policisë, njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë në incident.

Hetimet fillestare tregojnë se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone.

Si pasojë e përleshjes, personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj.

Gjatë trajtimit të rastit, policia ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të ngjashme: