28,04,2024

Rrahet biznesmeni Ismet Kamenica nga Ferizaj

Must Read

Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin që i është bërë.

Në një intervistë për televizionin”TV Tema”, Kamenica ka deklaruar se një person i quajtur Gani Leskovci, i cili sipas tij është daja i kryetarit të Ferizajt, me ca të afërm të tij, e kishin sulmuar dhe rrahur atë në mbrëmjen e 19 Gushtit 2017, duke i shkaktuar atij edhe lëndime trupore.

Kamenica pretendon se Muharrem Svarqa qëndron prapa sulmuesve të mbrëmshëm, të cilët po i kërkojnë para për një leje ndërtimore.

Policia e Ferizajt ka konfirmuar se mbrëmë është hapur një rast me përshkrimin “lëndim trupor”, dhe se në konsultim me prokurorin, ai vazhdon të kompletohet dhe të procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesit e dyshuar, pas dhënies së deklaratës në polici janë lënë të lirë, shkruan TV Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img