Në tetë ndeshje të luajtura ai ka arritur të shënoi vetëm një gol në fanellën e Manchester Unitedit.
Kjo forma ka bërë që ai të lihet në stol nga trajneri Jose Mourinho, vendim ky që është përkrahur edhe nga mediet në Britani.
Po këtë media, tani shkruajnë se Rooney në fund të sezonit edhe mund të largohet nga ‘Old Trafford’, përcjell ‘Lajmi.net’.
Raportohet se golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Anglisë, mund të rikthehet te Evertoni, tek e cila skuadër ka marrë edhe hapat e parë në futboll.
Rrugën për rikthim në ‘Goodison Park’ e ka hapur edhe trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, që mirëpret rikthimin në shtëpi të Wayne Rooneyt.
.