02,12,2025

Ronaldo flet pas eliminimit: Jam krenar me ekipin, nuk është koha të flas për të ardhmen time

Must Read

Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar nga botërori pas humbjes 2:1 nga Uruguai në Sochi.
Ylli i Real Madridit, është deklaruar krenar me ekipin e Portugalisë, stafin teknik dhe federatën. Ai po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar.
“Ne po largohemi me kokat lartë, si kapiten i ekipit, jam krenar për ekipin, stafin teknik dhe federatën”, ka deklaruar Ronaldo.
“Nëse do të vazhdoj me ekipin kombëtar? Tash nuk është koha për të folur për të ardhmen, por mendoj se kemi një grup të madh lojtarësh”, ka shtuar ai.
Cristiano Ronaldo është 33 vjeçar, dhe në botërorin e radhës që organizohet në Katar, do të jetë në moshën 37 vjeçare./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img