Sport

Ronaldo e zbulon: Ja si do ta eliminojë Reali Wolfsburgun (Video)

By FerizajPress

April 10, 2016

Cristiano Ronaldo ka folur rreth ndeshjes së kthimit ndaj Wolfsburg në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë, ylli i Real Madrid ka zbuluar se si madrilenët mund të triumfojnë ndaj ekipit gjerman në ‘Santiago Bernabeu’ të martën.

‘Los Blancos’ i pret një punë e vështirë pas humbjes 2-0, mirëpo Ronaldo është shprehur optimist.

“E marta do të jetë një mbrëmje magjike. Me mbështetjen e tifozëve, të gjithë futbollistët do të japin më të mirën e tyre nga minuta e parë, dhe ne do ta shmangim eliminimin”, tha Ronaldo.

“Si ta mundim Wolfsburgun? Do të luajmë futboll të mirë, me 11 lojtarët në fushë dhe 80.000 njerëz që na mbështesin. Do të dëshiroja shumë ta shoh të gjithë publikun duke na mbështetur, ky do të jetë një plus i madh për ne”, përfundoi Ronaldo.

Intervistën e Ronaldos në gjuhën spanjolle mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Blic/

🙌🌟⚽@Cristiano: “Será una noche mágica y con vuestro apoyo pasaremos la eliminatoria”. #HalaMadrid #RMUCL https://t.co/vAUBTbEPnO — Real Madrid C. F. (@realmadrid) April 10, 2016