15,09,2025

Rinumërohen 360 kuti votimi

Must Read

Lajmi është konfirmuar  nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se bëhet fjalë për rinumërimin e më shumë se 50% të kutive të parapara për rinumërim.

“Të gjitha këto kuti votimi kanë të bëjnë me zgjedhjet për Kuvende Komunale. Këto kuti votimi që janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të mospërputhjeve”, ka thënë ai.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së, në pjesën më të madhe të rasteve kandidati ose kandidatja kanë më shumë vota se subjekti politik, prandaj qëllimi i rinumërimit është të dihet gjendja reale e kutive të votimit.

Rinumërimi i këtyre kutive të votimit ka filluar të mërkurën pasdite të kësaj jave./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img