28,04,2024

Rini Aktive dhe e Fuqishme organizon  punëtori profesionale

Must Read
Ferizaj.14.09.2017. Qendra Rinore ne Ferizaj ne kuadër te projektit “Rini Aktive dhe e Fuqishme” projekt ky i cili mbështet nga GIZ-YES Programi “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” organizon dy punëtori profesionale: atë te rrobaqepësisë dhe te gastronomisë apo kuzhinës. Këto punëtori qe do zgjasin nga 3 muaj dhe kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe rritjes së mundësive për punësimin e tyre në këto lëmi.Trajnimi ofrohet pa pagese për te gjithë personat e grup moshës 18-35 vjeç te cilët jetojnë ne komunën e Ferizajt. Punëtoritë do mbahen nga data 20 shtator deri me 20 dhjetor 2017, organizohen tri herë në javë.

Aplikimi do te qëndroj i hapur nga data 09/09/2017 deri me 18/09/2017 ne ora 12:00 ndërsa përzgjedhja e kandidateve do te behet me datën 19/09/2017.

Kriteret për aplikim:
– Janë banor te Ferizajt
– Janë te pa punë të moshës 18 – 35 vjeç (të regjistruar në Zyren e Punësimit në Ferizaj), si dhe
– janë te interesuar ne lëmin e gastronomisë dhe rrobaqepësisë qe te aplikojnë sa më parë.

Kritere te tjera qe nuk janë te domosdoshme por qe do ju ndihmojnë ne përzgjedhjen tuaj janë:

– Shkollimi ne një drejtim te ngjashëm me këto lëmi
– Person ne procesin e riatdhesimit dhe
– Shprehja e mire e interesit tuaj për te ndjekur punëtoritë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img