18,12,2025

Rikthehet normaliteti në burgjet e Vaqarrit dhe Shënkollit

Must Read

Burimet pohuan se është administruar dëshmia e një të burgosuri, i cili ka kontaktuar i fundit me viktimën Flamur Sulaj, 26 vjeç.

10 minuta përpara se të ndodhte ngjarja, rezulton se viktima ka komunikuar në telefon me familjen dhe kur është kthyer në dhomën, në të cilën ndodhej i vetëm pasi 3 shokët e tjerë ishin në ajrim, është shfaqur i shqetësuar.

Në dhomën 5, ku ndodhi shpërthimi, burimet thonë se gjendeshin 4 bombola gazi të vogla që përdoren për kafe, pra një për çdo të dënuar, ashtu siç thotë edhe rregullorja. Por është e paqartë dhe nuk dihet ende, nëse viktima i ka vënë flakën vet dyshekut, e më pas ka ndodhur shpërthimi, apo gjithçka ka qenë aksidentale.

Ndërkohë nën hetim është edhe ngjarja e Vaqarrit, ku një i paraburgosur për dhunë në familje u qëllua nga gati 500 metra larg burgut me armë zjarri. I plagosuri mbahet në spital nën trajtim, pasi është qëlluar në arterie dhe plaga konsiderohet e rrezikshme për jetën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img