04,05,2024

Rikthehen protestat, policia në gatishmëri

Must Read

 

Nëpër rrugët e kryeqendrës maqedonase, në Shkup, vërehen forca të shtuara policore të cilat përgatiten për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Deri në këto momente në rrugën që është paraparë të zhvillohen protesta të reja të cilat fillojnë sot në orën 18:00, qarkullimi rrugor i automjeteve është normal dhe akoma nuk është bllokuar rruga. Disa qytetarë mendojnë se kjo është një pengesë për qarkullimin e tyre, ndërsa të tjerët mendojnë se kjo është krejtësisht normale”.

“Nuk më pengon fare, unë jetoj këtu në Qendër dhe nuk më pengon. Mirë është që ka protesta, duhet të ndryshohet situate në shtet. Edhe unë protestoj çdo herë, dua të ardhme më të mirë për rininë”, tha një qytetar.

“Jo jo, ka të sëmurë, fëmijë të cilëve ju pengon, edhe mua personalisht më pengon, sepse tani duhet të bëj rrethore, jo aq shumë sot, por ditët tjera nuk mundesha të shkoj në sht ëpi nga njerëzit”, u shpreh një qytetar tjetër.

Kjo është e gjashta ditë me radhë që po zhvillohen protesta në rrugët e Shkupit. Tash më janë inkuadruar edhe disa qytete të tjera në Maqedoni si Manastiri, Strumica, Velesi, ndërsa nga dita e sotme protestojnë edhe qytetarët nga Kumanova dhe Shtipi.

The post Rikthehen protestat, policia në gatishmëri appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img